Gazeta merr vesh se në aksionin e sotëm të Prokurorisë në Pejë, në bashkëpunim me disa institucione të tjera, ku në shënjestër janë argjentaritë, janë sekuestruar dhjetëra kilogramë ari.
Kontrollet, siç mëson gazeta po kryhen nën dyshimet për shmangie tatimore dhe veprimtari të kundërligjshme në sektorin e tregtimit të arit dhe argjendit.
Burimet e gazetës shtojnë se në këtë aksion, ku në terren është edhe Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, po verifikohen dokumentacioni financiar, origjina e mallrave, si dhe përputhshmëria me legjislacionin fiskal dhe doganor.
Aksioni, sipas burimeve, është në vazhdim e sipër.










