Prokuroria në Pejë jep detaje për laboratorin e drogës në Jabllanicë të Vogël: Përdoroheshin pajisje të avancuara për kultivim

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në Jabllanicë të Vogël të Pejës, ku siç raportoi Sinjali, një person është arrestuar.

Lidhur me këtë aksion, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka bërë të ditur se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni dhe verifikimit të tyre përmes burimeve të sigurta, si dhe pas sigurimit të urdhrit të gjykatës kompetente.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë e konfirmon se në këtë lokacion janë gjetur një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, si dhe pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim.

“Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyrë ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësitin e KEDS-it”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

I arrestuari është nga familja Rexha.

Tutje, Sinjali raportoi se janë sekuestruar rreth 70 bimë narkotike, pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre si dhe një armë automatike – “skorpion”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit