Prokuroria kërkon paraburgim për Aco Dejanovic, ish-polic serb, dyshohet për torturimin e 13 civilëve shqiptarë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim ndaj Aco Dejanovic, ish-polic serb, nën dyshimin se gjatë luftës në Kosovë, më 09 mars 1999, ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” në fshatin Ivajë dhe zonat përreth Kaçanikut.

Sipas prokurorisë, i dyshuari, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka ndaluar rreth 400 civilë shqiptarë dhe ka rrahur dhe torturuar në mënyrë brutale 13 prej tyre, duke shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Dejanovic janë sekuestruar armë, municion, uniforma policore dhe pajisje komunikimi të kohës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit