spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja e policit serb ofron dorëzani prej 15 mijë eurosh

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj policit serb, Bojan Jevtiq, i arrestuar dje për akuza të spiunazhit.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, tha se janë siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimet kundër Jevtiqit. Ai konfirmoi se janë sekuestruar dokumente konfidenciale nga Policia e Kosovës, një armë e shkurt me municione e paautorizuar dhe një sasi e konsiderueshme parash: 2 milionë dinarë serbë, 10 000 euro dhe 600 franga zvicerane.

“Janë sekuestruar dokumente konfidenciale të lëshuara nga Policia e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin juridik të qytetarëve. Kemi gjetur edhe një armë të shkurt pa autorizim, sasi të municionit, monedha që dyshojmë se ai i ka përfituar duke kryer veprat për të cilat dyshohet. Janë 2 milionë dinarë serbë, 10 mijë euro, 600 franga që i pandehuri nuk ka mundur t’i justifikojë.”

Kurse, avokati i Jevtiqit, Milosh Nikolliq, ka thënë se është kërkuar që klienti i tij të mbrohet në liri dhe se është ofruar një garanci në shumë prej 15 mijë eurosh për t’iu shmangur paraburgimit.

“Bojan Jevtiq është pjesëtar i Policisë së Kosovës, është në shërbim që nga viti 2002. Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një hetim për veprën penale të spiunazhit. Ajo që është me rëndësi, sot i kemi paraqitur argumentet në favor të tij sa i përket kërkesës për caktimin e paraburgimit. Kjo ka të bëjë me faktin se ai do të jetë i qasshëm për organet deri në përfundim të procedurës se do t’i përgjigjet çdo thirrjeje. Dhe në këtë qëllim kemi ofruar masën e garancisë në shumën prej 15.000 eurosh. Pra, ai do të bashkëpunojë me organet. Vendimi për paraburgimin ende nuk është marrë. Do të merret për dy orë, për çka do t’ju njoftojmë”, tha Nikoliq.

Ai shtoi se mbrojtja konsideron më të përshtatshme një masë më të lehtë sigurie.

“Masa e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje nga policia. Mendojmë se është e përshtatshme, sepse është fillimi i procedurës, mund të zgjasë gjatë, nuk ka nevojë për caktim paraburgimi,” u shpreh ai.

Jevtiq, ish-shefi i operativës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, u arrestua më 17 korrik pas një aksioni së bashku me AKI-në dhe Inspektoratin Policor. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, u sekuestruan dokumente të klasifikuara, pajisje elektronike, armë dhe shumë të konsiderueshme parash së bashku me dokumente dhe provë për lidhje të mundshme me shërbimin sekret serb BIA.

Prokuroria e ka dorëzuar kërkesën për paraburgim në gjykatë, ndërsa Kodraliu paralajmëroi se hetimet mund të zgjerohen edhe ndaj të tjerëve nëse provat e ardhshme e kërkojnë këtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit