Prokuroria jep detaje për arrestimin e zyrtarëve të MPB-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit”.


Sipas Prokurorisë, dy nga personat e ndaluar janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) – njëri në Divizionin për të Huaj dhe tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Ata dyshohen se, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj në mënyrë të kundërligjshme, duke u mundësuar pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe duke përfituar dyshohet se dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.


Ndërsa personi i tretë, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’u mundësojë personave të tjerë të aplikojnë dhe të pajisen në mënyrë të kundërligjshme me leje qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë të ditur se ndalimi i tre personave ka ardhur pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Nga personat e ndaluar, dy janë në cilësinë e personave zyrtarë në MPB. Bëhet fjalë për të dyshuarit me inicialet F.Sh. dhe G.J., të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Ndërkaq, i dyshuari me inicialet D.K. dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për paraqitjen e kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, garantimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit