spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Prokuroria e vlerësoi deklarimin e Clark-ut njëjtë si mbrojtja e Millosheviçit

Qasja e Prokurorisë së Speciales nuk sulmon dhe vë në pikëpyetje vetëm deklaratat e Clark-ut, Rubin-it e personaliteteve të tjera ndërkombëtare, por është edhe një manovër që vë në dyshim të thellë informatat dhe vlerësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Kosovë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, dëshmoi në vitin 2003 në gjyqin kundër kriminelit Sllobodan Millosheviç, dhe Prokuroria e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë e cilësoi dëshminë e tij si tepër të rëndësishme dhe kredibile.

Por, kush i cilësoi deklaratat e tij asokohe si gënjeshtra?

Pikërisht Millosheviç-i dhe mbrojtja e tij.

Kur Prokuroria e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë po e ndiqte penalisht kasapin e Ballkanit, aty shërbente si prokuror edhe Alan Tieger.

23 vjet pas, Prokuroria në Gjykatën Speciale, në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së, ku një nga prokurorët më të rëndësishëm është Alan Tieger, po e cilëson dëshminë e gjeneralit Clark dhe dëshmitarëve të tjerë ndërkombëtarë, si James Rubin e Christopher Hill, si jo autentike, me mungesë informatash, dhe argumenti që përdor është se ata nuk e dinin gjuhën.

Prokuroria shkon aq larg duke pretenduar se Clark dhe Rubin ishin mashtruar nga Hashim Thaçi për gjendjen në Kosovë.

Kjo qasje nuk sulmon dhe vë në pikëpyetje vetëm deklaratat e këtyre personaliteteve, por është edhe një manovër që vë në dyshim të thellë informatat dhe vlerësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Kosovë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas kësaj logjike të Prokurorisë, NATO, e udhëhequr nga Amerika, paska ndërhyrë në krah të UÇK-së pa e ditur çfarë po ndodhte.

Nëse njohja e gjuhës është argument për Prokurorinë për ta nxjerrë të vërtetën, atëherë sa kredibile është një prokurori që vetë nuk flet shqip?

Clark, Rubin, Hill dhe të tjerët, përveç pranisë direkte në terren gjatë viteve 1998–1999, kanë pasur qasje në hierarkinë më të lartë institucionale amerikane dhe botërore, si dhe në informacionet strategjike të SHBA-ve, në raportet diplomatike dhe ato të shërbimeve inteligjente.

Sipas logjikës së Prokurorisë, nuk duhet besuar as CIA-s amerikane, e cila në një nga raportet e saj për Kosovën, në janar të vitit 2000, e thoshte qartë se UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në sulme kundër civilëve, nuk kryente akte terroriste dhe nuk ishte e përfshirë në operacione të drogës për të mbështetur aktivitetet e saj.

Përderisa dëshmitë e këtyre figurave Prokuroria i cilëson si jo autentike dhe të pabazuara, këtë qëndrim nuk e ka për provat nga Serbia, të cilat, përkundër faktit se është dëshmuar disa herë se janë manipuluar, kanë qenë material i rëndësishëm për të ndërtuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

Me këtë manovër, Prokuroria Speciale po e dëshmon qartë se qëllimi nuk ishte e vërteta e bazuar në fakte dhe dëshmi autentike, por përndjekja politike. Po e vërteton edhe një herë besimin e betonuar se projekti i saj, i hartuar nga Jack Smith, gjoja në emër të drejtësisë, në fakt po tenton ta rishkruajë historinë e përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, bashkë edhe me aleatët e tij amerikanë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit