spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Prokuroria autorizon Policinë ta intervistojë Sami Kurteshin për deklaratën e tij për “vrasës me pagesë” për pronarët e një mediumi

Prokuroria e Prishtinës ka autorizuar Policinë që ta intervistojë Sami Kurteshin, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me deklaratat e tij për “vrasës me pagesë“ për pronarët e një mediumi.

Kështu kanë bërë me dije burimet e KALLXO.com.

Pyetjeve të gazetares së portalit “Nacionale”, Sami Kurteshi kishte refuzuar t’u përgjigjej, duke i thënë asaj: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë“.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kishte reaguar ndaj deklaratës së Kurteshit, duke e konsideruar si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

“AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve” – thuhet në reagimin e AGK-së më 12.03.2025.

AGK i ka bërë thirrje LVV-së që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit