Profesori serb iu kujtoi protestuesve në Serbi se i njëjti njeri, Vuçiq, dikur edhe shqiptarët i quante terroristë

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, ka reaguar ndaj retorikës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e kujtuar opinionin se të njëjtën gjuhë ai e ka përdorur edhe në të kaluarën kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Është koha ta kuptoni se, njësoj siç dikur për Vuçiqin dhe radikalët shqiptarët ishin ‘terroristë’ në qytetet e tyre, në fakultetet, shkollat, fshatrat dhe oborret e tyre, sot ju jeni ‘terroristët’ kundër të cilëve ai përgatit lojalistet e tij që do t’ju lëshojë SAJ-in”, ka shkruar Videnoviq ne X

Ky reagim i profesorit vjen në kohën kur Serbia po përjeton protesta të gjera qytetare kundër regjimit të Vuçiqit. Prej muajsh, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar zgjedhje të lira, fundin e dhunës policore dhe dorëheqjen e figurave të afërta me pushtetin.

Organizatat opozitare dhe shoqëria civile e kanë akuzuar presidentin serb për autoritarizëm dhe kontroll të plotë mbi institucionet, përfshirë mediat dhe sistemin gjyqësor.

Sipas Videnoviqit, përdorimi i të njëjtës gjuhë kundër qytetarëve serbë që sot kundërshtojnë regjimin është dëshmi se Vuçiq e trajton çdo zë kritik si armik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit