spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Profesor Fahri Mahalla: Politikanët e çmendur po e shkatërrojnë Kosovën!

  • Profesor Fahri Mahalla

Të sëmurit politik, para vdekjes, duan të hyjnë në histori. Nuk është me rëndësi, për të mirë apo për keq, e sigurt është se hyjnë në histori për tragjedi. Të sëmurit politik nuk llogarisin në vuajtjet dhe pasojat që mund t’i përjetojë njerëzimi dhe shteti. Politikanët e sëmurë mendorë nuk janë fajtorë që janë në politikë – fajtorë jemi ne që i kemi toleruar të kandidojnë pa e kaluar testin psikologjik.

Fajtorë jemi ne që nuk e aplikojmë testin psikologjik për ata që duan të merren me politikë. Në radhë të parë duhet ta kalojnë testin psikologjik, e pastaj të kandidojnë. Rrezik është për njerëzimin, për botën bimore dhe shtazore, nëse të sëmurët mendorë udhëheqin politikën kudo në botë. Kjo kategori nuk i sjell asgjë të mirë njerëzimit, përveç tragjedive. Ka shumë dëshmi në botë se të sëmurët mendorë kanë sjellë vetëm tragjedi brenda dhe jashtë shteteve.

Unë po flas për politikanët e shtetit tim, për udhëheqësit politikë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Duke u bazuar në veprimet e tyre në periudhat më të vështira të Kosovës, kam të drejtë të flas, sepse kam qenë prezent në shumë rrjedha. Kur shqiptarët në Kosovë digjeshin, vriteshin nga okupatori serb, pa dallim moshe e gjinie, serbët nuk bënin dallime as në parti e as në fe – të gjithë shqiptarët i masakronin. Edhe në ato rrethana shqiptarët nuk u bashkuan. Mos prisni as tani që të bashkohen, sepse prijësit e partive janë të njëjtit.

Këta deputetë të kësaj legjislature as që mërziten – “zgjate Zot” – vetëm t’i marrin mëditjet pa punuar. Nga 54 seanca, asnjëra nuk ka zgjatur më shumë se dy-tre minuta. Deputetët dhe partitë politike interesat personale e partiake i kanë vendosur mbi interesat e shtetit të Kosovës.

Para zgjedhjeve nacionale, para se të fillonin seancat e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, kam botuar një shkrim ku kam kërkuar test psikologjik për ata që duan të merren me politikë. Në radhë të parë testin psikologjik, pastaj të drejtën për të kandiduar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do të thotë se kam pasur të drejtë. Deputetët e legjislaturës së fundit u takuan 54 herë dhe nuk arritën të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Shtrohet pyetja: a janë normalë? Unë dhe shumë të tjerë mendojmë se jo. Sikur të ishin normalë, do ta kishin zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Sikur të ishin normalë, do ta kishin analizuar situatën globale dhe rrethanat në të cilat gjendet Kosova, dhe do të kishin zgjedhur institucionet e shtetit.

Shqiptarë e shqiptare, kudo që jeni, në veçanti ju votues të Republikës së Kosovës, nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, mos ua jepni votën atyre që u takuan 54 herë dhe nuk arritën të zgjedhin institucionet shtetërore. Këta deputetë nuk e meritojnë të jenë në institucionet e Kosovës.

Herën e fundit, të 54-tën herë kur u takuan deputetët, ishim të bindur se do gjendej një zgjidhje. Të bindur ishin edhe përfaqësuesit e shteteve mike të Kosovës, të cilët erdhën në sallën e Kuvendit. Të gjithë u zhgënjyen, në veçanti miqtë tanë, të cilët u larguan të dëshpëruar. Njëri prej tyre tha: “Këta nuk paskan asnjë respekt për miqtë, madje as nuk po skuqen”.

Këta deputetë kanë hyrë në librin e Ginisit – 54 seanca pa zgjidhje. Deputetët dhe deputetet interesat personale e partiake i kanë vendosur mbi ato shtetërore. Këta nuk janë normalë. Të tillët nuk i duhen Kosovës në organet udhëheqëse. Do të jemi dëshmitarë se edhe në seancën e ardhshme do ta vazhdojnë të njëjtën këngë si deri më tani.

Këta deputetë janë robotë, nuk kanë qëndrim personal, nuk kanë as identitet personal, janë të pavlerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit