Prof. Mentor Ferizi, kandidat për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë nga lista e PDK-së

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njëherësh kandidat për kryetar nga radhët e PDK-së në zgjedhjet lokale, ka zyrtarizuar sot Mentor Ferizin si kandidat për asamblist nga PDK-ja.

Mentor Ferizi, i cili vjen nga fshati Pasomë i Vushtrrisë, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Dentare në Tiranë dhe aktualisht ushtron profesionin si profesor në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë.

Për dy vite ka shërbyer si anëtar i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Përparimi”, si dhe është pjesë e Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” SH.A në Mitrovicë.

Kryetari Idrizi thekson se Mentor Ferizi është nip i dëshmorit Abedin Ferizi dhe trashëgimtar i një familjeje që ka dhënë shumë për lirinë dhe të ardhmen e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit