Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 8 në listë, ka shpallur vendimin e tij për të rikandiduar për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka deklaruar se ky vendim është marrë pas kërkesës së qytetarëve që ai të vazhdojë punën si asambleist edhe për mandatin e ardhshëm, me synim që të çohen përpara projektet dhe punët e mira për qytetarët e komunës.
“Asambleja është vendi ku ngritet zëri i qytetarëve tanë. Rikandidimi im nuk është vetëm një proces politik, por një angazhim i sinqertë për t’u vënë në shërbim të Vushtrrisë, për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve,” ka theksuar ai.
Në fund, kandidati ka ftuar qytetarët që më 12 tetor t’i japin besimin e tyre, duke e konsideruar votën si forcën e përbashkët për të ardhmen e Vushtrrisë.






