Procesohen mbi 44 për qind të votave, kush po kryeson tek VV, PDK, LDK e AAK?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka procesuar 44,40 për qind të votave të kandidatëve për deputetë në sistemin elektronik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


Derisa janë afër numërimi i gati gjysmës së votave për deputetë, tashmë janë konsoliduar edhe renditjet e para brenda subjekteve kryesore politike.

Në këtë fazë të numërimit, në Lëvizjen Vetëvendosje prin kandidati për kryeministër Albin Kuri me 102,229 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 80,303 vota. Ndërkaq, tetë të tjerët janë si në vijim: Albulena Haxhiu 46,394 vota, Hekuran Murati 40,791 vota, Donika Gërvalla 37,516 vota, Xhelal Sveçla 30,319 vota, Avni Dehari 27,713 vota, Hajrulla Çeku 25,717 vota, Mimoza Kusari Lila 25,675 vota dhe Ejup Maqedonci me 22,741 vota.


Në PDK kandidati më i votuar deri tani është Bedri Hamza me 51,078 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 31,962 vota, Arian Tahiri me 27,687, Uran Ismaili me 24,910, Sala Jashari me 17,547, Vlora Çitaku me 17,175, Ganimete Musliu me 13,395, Arben Mustafa me 12,127, Mergim Lushtaku me 11,904 dhe Enver Hoxhaj me 11,599 vota.

Tek LDK-ja, kandidatja më e votuar është Vjosa Osmani me 32,953 vota, ku pas saj vjen Lumir Abdixhiku me 29,959 vota. Ndërkaq të tjerët janë: Doarsa Kica Xhelili 23,292 vota, Hykmete Bajrami 18,439 vota, Avdullah Hoti 16,857 vota, Ukë Rugova 14,114 vota, 13,779 vota, Anton Quni 11,119 vota, Lutfi Haziri 10,121 dhe Armend Zemaj me 10,099 vota.

Tek AAK-ja me vota prin Ardian Gjini, i cili ka 16,618 vota, ku pas tij gjendet Ramush Haradinaj me 14,974 vota, Daut Haradinaj me 11,457 vota, Besnik Tahiri me 9,921 vota, Bekë Berisha me 8,097 vota, Burim Ramadani me 7,414 vota, Time Kadriaj me 7,163, Agim Çeku me 6,376 vota, Arbër Tolaj me 5,929 dhe Albana Bytyqi me 4,251 vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit