Muaji shkurt, do të jetë periudha vendimtare për Hashim Thaçin dhe akuzat ndaj tij përballë Gjykatës Speciale.
Përveç procesit ku Thaçit dhe krerët e tjerë të UÇK-së akuzohen për krime të luftës, sot u konfirmua se edhe procesi për pengim të drejtësisë do të fillojë më 24 shkurt.
“Më 4 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm caktoi datën për fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, paraqitja kryesore e provave nga ZPS-ja, ku pritet të thirren tre dëshmitarë, do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026”, thuhet në njoftim.






