Prishtinë: Nënë e bijë përplasen fizikisht, ndërhyn policia

Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar sot në Prishtinë.

Burimet mësojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Butka”, ku në konflikt janë përfshirë V.A. rreth 52-vjeçare dhe vajza e saj E.A. rreth 23-vjeçare.

Fillimisht mosmarrëveshja mes tyre ka nisur me fjalosje, por më pas ka kaluar në shtyrje dhe tentim goditjesh. Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë, ndërsa kanë refuzuar ndihmën mjekësore.

Pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Dhuna në Familje”, ndërsa të dyja janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit