Prindon Sadriu është shfaqur i kujdesshëm dhe romantik ndaj bashkëshortes së tij, Vjosa Osmani, e cila njëherësh është edhe kandidate për presidente nga LDK.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u vërejtur as nga kandidati për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, i cili ka ndarë një reagim në Facebook, duke vlerësuar gjestin e tyre.
“Zgjedhjet e ëmbëlsojnë demokracinë, siç ëmbëlsira dashninë. Mirësia dhe njerëzia fillojnë te shtëpia, pastaj mund të përcillen te shoqëria! Kur është i fortë krahu, nuk humbet caku.”, ka shkruar ai.










