Pretendimi i Enver Dugollit: PDK-ja dhe LDK-ja ishin të prerë që nuk e përkrahin Vjosa Osmanin

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka bërë një pretendim të çuditshëm në lidhje me çështjen e rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani.

Dugolli ka pretenduar që edhe PDK-ja, edhe LDK-ja kanë qenë të prerë kundër Osmanit.

“Që në fillim kur është diskutu pra edhe me PDK-në, edhe me LDK-në kanë qenë të prerë që Vjosa Osmani nuk përkrahet” – pretendoi Dugolli.

Në fakt, ishte vetë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, i cili kishte ofruar përkrahjen publike për Osmanin. Në një prononcim publik, Abdixhiku kishte theksuar se nuk ka qëndrim refuzues ndaj Osmanit.

“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas” – kishte thënë Abdixhiku.

Madje, Abdixhiku edhe pas mosrizgjedhjes së Osmanit ishte pro një bashkëpunimi me presidenten.

“Përderisa zonja Osmani është presidente e vendit, dhe për 25 ditët e ardhshme, i bëjmë nder Republikës dhe institucionit nëse nuk e përfshijmë në çështje partiake. Pas kësaj kohe, mund te flasim me specifikisht. Padyshim, përbashkimi eventual në një vizion të përbashkët do të ishte i dobishëm për vendin”, ka thënë Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit