Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, Gjergji e ka uruar presidenten për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe bashkësive fetare, me qëllim të ruajtjes së paqes, mirëqenies dhe tolerancës në shoqëri.

Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, forcimin e harmonisë ndërfetare dhe kultivimin e solidaritetit e të bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit