spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani uron Haxhiun dhe nënkryetarët e Kuvendit për mandatin e ri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit, si dhe nënkryetarët për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.


Në një reagim publik, Osmani thekson se Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Ajo shpreh besimin se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi demokratike, në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe për funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave shtetërore dhe historike, si dhe avancimit të agjendës euroatlantike të Kosovës.


“Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!”, shkruan Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit