spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkrahur publikisht përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion, Shkodra Elektronike, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë për numrin 26 në natën finale të këtij festivali.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se edhe pse Kosova ende nuk merr pjesë zyrtarisht në Eurovizion, ajo sonte përfaqësohet denjësisht nga artistët shqiptarë.

“Sonte, edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike! Një krijim që sjell një rrëfim të fuqishëm e kuptimplotë, meriton përkrahjen tonë në Kosovë, në mërgatë e kudo që ka shqiptarë”, ka shkruar presidentja.

Ajo përfundoi thirrjen me një mesazh të qartë: “Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Votoni Shqipërinë dhe numrin 26. Fitore për Zjerm!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit