Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me të rinjtë shqiptaro–amerikanë.
“Bashkë me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptaro–amerikanë, në New York!”
“Platforma si Zâni po punojnë për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë”, ka shkruar ajo.









