Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka përfunduar takimin konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet lokale.
“..data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
PDK, ka propozuar datën 12 ose 19 tetor për zgjedhjet lokale, ndërkaq AAK datën 12 tetor.










