spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Presidentja Osmani: Kosova ofron potencial të madh për investitorët e huaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Odën Ekonomike të Letonisë, ka theksuar mundësitë që Kosova ofron për investitorët ndërkombëtarë, duke renditur faktorët kyç që e bëjnë vendin një destinacion tërheqës për bizneset e huaja.

“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane,” ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve ekonomike me Letoninë është një nga prioritetet kryesore të Kosovës.

“Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore,” ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit