Në 23-vjetorin e vrasjes së kolonel Zemajt, Presidentja thekson se drejtësia për këtë krim ende pret.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Zemaj, në 23-vjetorin e vrasjes së tij, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Në një mesazh përkujtimor, Presidentja Osmani e cilësoi kolonel Zemajn si oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm, luftëtar të lirisë dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Ajo theksoi se vrasja e tij mbetet një plagë e hapur dhe një kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende nuk është vënë në vend. Sipas Presidentes, kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij përbën një obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën për të cilën ata ëndërruan dhe luftuan.
“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit”, përfundoi Osmani.











