Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.
Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për medie.
Takimi do të zhvillohet gjatë ditës së premte nga ora 12:00.
Takimi është paralajmëruar qysh nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.










