Falë bashkëpunimit të Presidencës së Republikës së Kosovës me “Khalifa Foundation” nga Emiratet e Bashkuara, dje u inaugurua në Spitalin e Fëmijëve “Sheika Fatima” laboratori i ri, i pajisur me teknologji moderne, kështu u njoftua nga Presidenca e Republikës së Kosovës.
Ky laborator do t’i mundësojë spitalit realizimin e shumicës së analizave brenda vetë institucionit, duke përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve laboratorike, me fokus të veçantë tek fëmijët, përfituesit kryesorë të kësaj investimi.
Në njoftimin e bërë në Facebook nga Presidenca, theksohet angazhimi i Presidentes Vjosa Osmani dhe mbështetja e vazhdueshme e donatorit “Khalifa Foundation” për avancimin e shëndetësisë pediatrike në Kosovë.








