spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Presidentja kujton Betejën e Loxhës: Simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar Betejën e Loxhës, e cila sot shënon 27-vjetorin e saj.

“Sot, në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, kujtojmë njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës sonë për liri. Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte”.

“Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”, shkruan Osmani.

“Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre”!

“I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit