spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, mund t’i ekzekutojë njerëzit në Hagë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith.

Ai fillimisht tregon se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trump, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith.

Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Trump nuk e lë pa e përmendur as Gjykatën Speciale.

Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.

“I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, tha presidenti i zgjedhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit