spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Presidenti sirian i jep shembull popullit, i mbyll zyrën vëllait për korrupsion

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka nisur një fushatë të paprecedentë kundër korrupsionit duke filluar nga vetë familja e tij.

Sipas agjencisë Reuters, Sharaa ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij të madh, Jamal, dhe ka kërkuar nga nëpunësit shtetërorë që zotërojnë makina luksoze të dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetim për pasuri të pajustifikuar.

Në një takim të mbajtur më 30 gusht në bazën e tij të dikurshme në Idlib, presidenti ironizoi të pranishmit që mbërritën me makina luksoze: “S’kisha kuptuar që pagat e shtetit qenkan kaq të larta!”, tha ai, sipas burimeve.

Sharaa më pas mblodhi familjen e tij, përfshirë babain 79-vjeçar, duke i paralajmëruar që të mos përdorin emrin e familjes për përfitime personale.

Ministria siriane e Informacionit konfirmoi mbylljen e zyrës së Jamal al-Sharaa, duke theksuar se “nuk ka asnjë funksion zyrtar dhe nuk lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit