Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, është plagosur në këmbë gjatë një sulmi ajror të Izraelit, që kishte për cak një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në një ndërtesë në pjesën perëndimore të Teheranit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmi ishte një operacion i mirëkoordinuar, i modeluar sipas tentativës për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Gjashtë raketa goditën pikërisht hyrjet dhe daljet e ndërtesës për të pamundësuar arratisjen dhe për të bllokuar qarkullimin e ajrit.
Pezeshkian ishte në takim me zyrtarë të lartë të sigurisë në momentin e shpërthimit. Ai ka marrë lëndime të lehta dhe është evakuuar menjëherë nga objektet. Sipas raportimeve, disa pjesëtarë të tjerë të Këshillit gjithashtu kanë pësuar lëndime.
Zyrtarët iranianë dyshojnë se sulmi ka qenë rezultat i informacioneve të infiltruar dhe një spiunazhi të brendshëm, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë operacion.






