spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Presidenti i Koresë së Jugut shpall “gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake”

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli ligjin ushtarak të martë.

Njoftimi erdhi në një fjalim të paparalajmëruar natën vonë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin YTN, duke pretenduar se ai do të zhdukte “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut”.

Ai nuk përmendi ndonjë kërcënim specifik nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, raporton Reuters.

Presidenti ka shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohej ligjit ushtarak, por nuk ka bërë të ditur se cilat masa specifike do të merren.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap ka raportuar se lideri i Partisë Demokratike e cila është pjesë e opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka thënë se shpallja e ligjit ushtarak është jokushtetuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit