Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin e parë duke riemëruar faqen e Presidencës në Facebook, këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia, ka bërë një sqarim lidhur me faqet e hapura gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani.

Siç theksohet nga stafi i Vjosa Osmanit, kjo është pjesë e praktikave të zakonshme për administrimin e komunikimit zyrtar në rrjetet sociale dhe se nuk lidhet me veprime të u.d. presidentes Albulena Haxhiu.

Në lidhje me këtë, stafi i Vjosa Osmanit ka sqaruar gjithashtu se faqja e hapur nga stafi politik i ish-Presidentes Vjosa Osmani në Facebook dhe Twitter, ku prezantohej puna e Presidencës gjatë mandatit të saj, nuk është fshirë. Ajo tani arkivohet si faqe me emër të ri dhe do të menaxhohet nga stafi i Presidentes së gjashtë. Ky hap bëhet me qëllim të ruajtjes së të gjitha materialeve të prezantuara përgjatë mandatit të ish-Presidentes dhe në përputhje me praktikat e përdorura në shumë shtete të tjera.


Tutje sipas stafit të Vjosa Osmanit: “Faqja e hapur nga stafi politik i ish-Presidentes Osmani në Facebook dhe në Twitter, ku prezantohej puna e Presidencës gjatë mandatit të saj, tani arkivohet si faqe me emër të ri dhe menaxhohet nga stafi i Presidentes së gjashtë. Kjo bëhet për ruajtjen e materialeve dhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare.”

Ky sqarim vjen pas raporteve mediatike që lidhnin ndryshimin e faqes së Presidencës me ushtrimin e detyrës nga u.d. presidente Haxhiu, duke theksuar se ndryshimi në emër ishte bërë më parë nga stafi i ish-Presidentes Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit