spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Premtimi i produksionit për operacionin e Anisës ishte një gënjeshtër?

Ish-banorja e BBVK3, Anisa Veseli, ka zbuluar së fundmi se produksioni nuk ka mbajtur premtimin për të mbuluar shpenzimet e operacionit të rëndësishëm për trajtimin e skoliozës.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa ndau historinë e saj të dhimbshme, duke treguar se vuante nga një problem serioz në shtyllën kurrizore, i cili jo vetëm kishte ndikuar në të ardhmen e saj, por edhe i kishte privuar mundësinë për t’u bërë nënë.

Ajo deklaroi se kishte hyrë në garë për të fituar çmimin e madh dhe për të siguruar paratë e nevojshme për operacionin e shtrenjtë.

Në atë kohë, produksioni i formatit doli garant se do të mbulonte të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes, një gjest që u prit me emocion nga publiku.

Mirëpo, sipas një postimi të fundit në TikTok, Anisa ka bërë të ditur se ky premtim nuk është mbajtur dhe se gjithçka ka qenë një gënjeshtër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit