spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Premtimi i Kurtit, Mulla Osmani: Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit është aq historik, sa duket i pabesueshëm

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ditë më parë premtoi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, një objekt i trashëgimisë kulturore që u dogj më 1999 nga Serbia.

Osmani Musliu, imam i njohur nga Drenica, ka komentuar këtë premtim.

Në një status, Mulla Osmani ka shkruar se rindërtimi i Xhamisë së Ibrit është historik sa duket i pabesueshëm.

“Xhamia e Ibrit – Mitrovicë
Një simbol i besimit, historisë dhe bashkimit.
Është dasht dhe duhet te qëndron krenare buzë lumit Ibër, duke dëshmuar për vlerat tona shpirtërore fetare dhe kulturore.
Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit është aq historike saqë duket e pabesueshme. Do ishte tepër emociunese e edhe më shumë frymëzuese për shqiptarët e muslimanët e trojeve shqiptare. Për më shumë se një shekull e gjysmë jemi duke u tërhequr me dhunë nga trojet tona e nga ky proces kemi humbur njerëz, troje e simbole që tregojnë se ato vendet janë tonat. Ashtu është edhe Xhamia e Ibrit, vend lutjeje por edhe simbol se këto troje janë tonat dhe ashtu do të mbesin. Kushdo që e merr një hap kaq të madh historik meriton respekt e përkrahje; ashtu edhe do të ndodhë!” – ka shkruar Mulla Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit