Prelvukaj: Nëse Geci nuk përjashtohet nga grupi parlamentar i VV-së, qëndrimi i tij duhet të kuptohet si qëndrim i vetë Kurtit

Ish-kandidati i PDK-së për deputet Genc Prevlukaj ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Fatos Gecit.

“Nëse z.Kurti nuk distancohet prerazi dhe ky deputet nuk përjashtohet nga grupi parlamentar i partisë, atëherë qëndrimi i z.Geci duhet të kuptohet si qëndrim i vetë Kurtit dhe Vetëvendosjës.

Asnjë intepretim tjetër nuk mund të jetë valid. Deklarata pasqyron një klimë të poshtër ndaj vlerave kombëtare dhe nuk është hera e parë që manifestohet tek eksponentë shumë të afërt me Kurtin.

Më pas, në rast se deputeti nuk penalizohet nga bashkësia e tij politike, deklarata nuk mund të intepretohet më në kuadër të përgjegjësisë individuale por kalon në rrafshin kolektiv.”, shkroi Prevlukaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit