​Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke thënë se ndaj tyre nuk ka prova bindëse për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Gjatë një takimi të mbajtur në Prishtinë, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hajdari tha se gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka elemente të drejtësisë evropiane.

Hajdari potencoi se shpresojnë tek drejtësia pwr çlirimtarwt, pasi qw sipas tij, “i pret një komb i tërë”.


“Ne shpresojmë te drejtësia e tyre. E pret një komb i tërë. Nuk e pret vetëm Kosova, por e pret Shqipëria, Maqedonia, shqiptarët që janë në Evropë, shqiptarët që janë në Amerikë. 10 milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët. Kurrë nuk mund të ndodhë të barazohet viktima me agresorët. Dëshmitarët që paraqitën katër udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, ishin dëshmitarë potencialë, duke filluar me ish-zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarë të agjencive ligjzbatuese dhe politikanë me integritet të padiskutueshëm, të cilët iu treguan gjyqtarëve dhe prokurorëve që këta katër burra mbahen padrejtësisht në burg”, shtoi Hajdari.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati u shpreh se populli shqiptar nuk ka bërë krime por paramilitarët serbë, të cilët mbi 465 masakra mbi civilët shqiptarë.

“Ne s’kemi bërë krime, këtu krime ka bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, mbi 465 masakra, 13,500 qytetarë të vrarë, 1324 fëmijë të vrarë prej moshës 7 ditë deri në moshën 15 vjeçare. Do të thotë aty ka qenë agresori, aty ka qenë xhelati, ne s’kemi qenë xhelatë”, vijoi Gucati.

Ndërsa, Shkëlqim Hajdari e mirëpriti dekoratën e dhuaraur nga OVL-UÇK dhe e çmoi lartë, duke theksuar se Tirana ka qenë në krah të Kosovës qysh në momentet e fillimit të rezistencës hapur me armë në dorë të UÇK-së.

“Çmim i cili shkon për të gjithë popullin e kryeqytetit, sepse Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë, por është kryeqyteti i gjithë shqiptarisë. Tirana ka qenë në krah të Kosovës qysh në momentet e fillimit të rezistencës hapur me armë në dorë të UÇK-së. Tirana ashtu sikundër territoret e tjera të Shqipërisë, të Kukësit, të Shkupit, është bërë në një pritje më të madhe e njerëzve që u shpërngulën nga gjenocidi serb. Dhe më pas, Tirana është qyteti që ka dëshmorët e vet në Kosovë dhe për këtë arsye ndihem thellësisht i lumtur që ky dekorim shkonte për dëshmorët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që ka rënë në luftën çlirimtare në Kosovë dhe në Maqedoni”, u shpreh Hajdari.

Takimi mes tyre përfundoi me dakordimin që bashkëpunimi mes palëve do të vazhdoi edhe më tutje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit