Prattipati kërkon që Kosova të investojë në gazin natyror të SHBA-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që të diversifikojë furnizimin me energji elektrike përmes gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Deklaratën e Prattipatit e ka shpërndarë ambasada e Amerikës në Kosovë, e cila bëri të ditur se e ngarkuara me punë ishte pjesmërarëse në pritjen e çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane”, thuhet në njoftimin e SHBA’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit