spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Prapaskenat nga darka mbretërore, si nisi sherri mes kuzhinierëve të Mbretit Charles III dhe bodigardëve të Trump

“Daily Mail” ka zbuluar prapaskenat e një sherri mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e Presidentit Donald Trump në Britani.

Teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin.

Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret, që ishin caktuar për të mbrojtur Presidentin amerikan, kanë hyrë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët mbretërorë madje kanë provuar edhe ushqimet gjë që disa prej kuzhinierëve e kanë ndjerë si ndërhyrje shqetësuese në punën e tyre.

Ndërsa të ftuarit nuk dinin asgjë, atmosfera në kuzhinë u bë shpejt e tensionuar dhe situata degjeneroi kur filluan ngritjet e zërit mes stafit të kuzhinës dhe agjentëve amerikanë të sigurisë.

“Darka ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallë, por pas kuintave pati një përplasje. Tensionet u ndezën midis kuzhinierëve që përgatitnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane që mbikëqyrte mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij. Kuzhinierët, që po përpiqeshin të shërbenin tri pjata në mënyrë të përsosur, u frustruan kur agjentët amerikanë vazhdimisht kontrollonin dhe madje provonin ushqimet”, tha një burim nga Kështjella Windsor për Daily Mail.

Por, zyrtarët e Pallatit mohuan kategorikisht pretendimet për përplasje, duke i quajtur ato “plotësisht të pavërteta” dhe shtuan se marrëdhëniet me kolegët amerikanë ishin jashtëzakonisht të ngrohta dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit