Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shprehur shqetësime lidhur me pranimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, duke paralajmëruar se një hap i tillë do të sillte luftë me Rusinë dhe rrezikun e Luftës së Tretë Botërore.
Ai kritikoi edhe nxitimin e Bashkimit Evropian për pranimin e Ukrainës, duke e quajtur veprim të rrezikshëm që mund ta shndërrojë Evropën në “fushë beteje”.
Orban tha se Hungaria nuk do ta lejojë këtë, pasi do të sillte vijat e frontit në zemër të kontinentit.






