Xhevdet Pozhari, analist në “Këndin e Debatit” ka komentuar aksionin në Prizren, ku u arrestuan 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota.
Pozhari ka pasur fjalë të mëdha për Petrit Kryeziun, kryeprokuror i Prorkurorisë Themelore të Prizrenit.
Sipas Pozharit, Kryeziu po shndërrohet në shembullin e drejtësisë.
“Pra, veç një Kryeprokuror po e shohim çka bon. Se i ka krejt mekanizmat, duhet veç vullneti dhe asnjë kompromis me shkelësit e ligjit.
Petrit Kryeziu po shndërrohet gradualisht në shembullin e drejtësisë që ka pas aq shumë nevojë ky vend.
Lum ky vend që të ka!” – ka shkruar ai.










