spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Posterët Trump-Grenell në Prishtinë, Gjuriq: Qesharake, tregues që Kosova është në panik

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka quajtur “qesharake” vendosjen e disa posterëve dje në Prishtinë – nuk dihet nga kush – me fotografi të presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, dhe ish-emisarit Richard Grenell.

Gjuriq i dha kahje politike duke thënë se vendosja e atyre posterëve “tregon që Prishtina është panik”.

“Sa i përket politikës së administratës së ardhshme amerikane, më ishte pak qesharake kur pashë se sa në panik në Prishtinë kishte postera me figurat e Trump dhe Grenellit. Për ne është e rëndësishme që zëri që lidhet me pozitën e serbëve të dëgjohet më shumë. Komuniteti ndërkombëtar është në një provë të madhe kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Gjuriq në “Tv Pink”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit