spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Portugalia ‘tronditet’ me mungesën e Ronaldos në varrimin e Jotës, kapiteni pushime në jahtin e tij 5.5 milionë paund

Në ceremoninë e varrimit të Diogo Jotas, dhe vëllait të tij, kanë marrë pjesë shumë yje të futbollit të Liverpoolit e kombëtares së Portugalisë por edhe shumë të tjerë.

Mirëpo, Portugalia është tronditur me mungesën e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldos, që nuk ka udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore, shkruan Daily Mail.

Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e mungesës, mirëpo nga Portugalia po shqetësohen me raportimet nga Spanja.

🔊
Sipas gazetës “Ultima Hora” nga Mallorca përmes “Daily Mail”, thuhet se Cristiano Ronaldo është parë në pushime në ishull, me jahtin e tij 5.5 milion paundësh.

“Cristiano Ronaldo ka zgjedhur sërish Mallorcan si destinacion për të shijuar pushimet verore”, shkruan “Daily Mail”.

Ronaldo është një vizitor i rregullt i Mallorcas gjatë verës, ku zakonisht relaksohet me familjen në vila luksoze ose në jahtin e tij personal. Këtë vit, megjithatë, praninë e tij në ishull e ka shoqëruar një ndjeshmëri e shtuar për shkak të mungesës së tij në funeralin e bashkëkombësit të tij, Diogo Jota.

Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë mortore në Gondomar, ndërsa vetë lojtari kishte shprehur ngushëllimet e tij publike në rrjetet sociale, duke e quajtur humbjen e Jotës dhe vëllait të tij “të pakuptimtë” dhe “të dhimbshme”.

Në ditën e vdekjes së Jotës, Cristiano shkruante në Instagramin e tij:

“Nuk ka fare kuptim. Sapo ishim së bashku në Kombëtare, sapo ishe martuar.

Për familjen tënde, për gruan dhe fëmijët e tu, dërgoj ngushëllimet e mia dhe u uroj të gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh pranë tyre.

U prehshi në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungoni të gjithëve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit