Portugalia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Luzitanët kanë mposhtur me përmbysje 1-2 Gjermaninë.
“Pancerat” zhbllokuan të parët ndeshjen me Florian Uirc në minutën e 48. Sulmuesi goditi bukur me kokë pas një pasimi spektakolar nga Kimish duke mposhtur portierin Kosta, i cili gjatë pjesës së parë bëri disa ndërhyrje shpëtimtare.
Në pjesën e dytë, Portugalia ktheu rezultatin në favor të vet. Fillimisht realizoi i sapofuturi në lojë Françisko Konseisao në minutën e 63.
Vetëm 5 minuta më pas, Kristiao Ronaldo përmbysi shifrat falë një aksioni model të portugezëve.
Në finale, Portugalia do të ndeshet me fituesin e çiftit Spanjë-Francë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet nesër në orën 20:45








