spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një të moshuar në karrocë me rrota

Portieri i dytë i Interit, Josep Martinez, është përfshirë në një aksident rrugor në provincën e Como-s, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në Fenegrò, në rrugën Via Bergamo.

Sipas raportimeve të mediave italiane, portieri 27-vjeçar spanjoll po udhëtonte me makinë kur për arsye ende të paqarta, përplasi të moshuarin, i cili ndodhej mbi një karrocë elektrike.

Burri humbi jetën menjëherë, ndërsa përpjekjet e ekipit të urgjencës për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat. Në vendngjarje janë angazhuar karabinierët për kryerjen e hetimeve.

Martinez ndaloi menjëherë pas ngjarjes, i padëmtuar. Ai iu nënshtrua kontrollit mjekësor pasi ishte në gjendje shoku.

Pas tragjedisë, Interi ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp ë planifikuar për sot. Martinez nuk do të jetë në stol nesër në mbrëmje për ndeshjen kundër Fiorentinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit