Politikani serb: Vuçiq vjen nga shkolla e Sheshelit, nuk i duron kritikat prandaj kapet me studentët e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiq, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’u kërkojë falje të gjithëve për deklaratën në të cilën u bën thirrje atyre që të mos grinden dhe të mos zihen për para për hir të përmbysjes së qeverisë”.

Aleksiq e vlerësoi të turpshme deklaratën e presidentit të Serbisë dhe theksoi se “studentët që janë e ardhmja e vendit dhe luftojnë për drejtësi dhe liri” kanë të drejtë të protestojnë.

Deklarata e Vuçiqit e ka komentuar edhe deputeti dhe presidenti i Fytyrës së Re të Serbisë, Millosh Parandiloviq.

“Marrëzitë e Aleksandër Vuçiqit. Bëhet fjalë për një njeri që është shkolla më e mirë e Sheshelit, që nuk i duron kritikat, prandaj po bën betejë me rininë e tij. Ai si president i vendit po bën një betejë me ata që janë e ardhmja e këtij vendi, pra studentët dhe po mundohet t’i heshtë që të mos shfaqet asnjë ton kundër tij në opinion”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit