Policia zbulon detaje nga aksioni në MPB: Tri gra dhe një shtetas i huaj të përfshirë në skemën e dyshuar me leje qëndrimi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM), nën dyshimin për përfshirje të zyrtarëve të kësaj drejtorie në veprimtari penale.


Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin.

“Janë arrestuar dy të dyshuara, zyrtare të DShAM-së: G.J. (e lindur në vitin 1975, femër kosovare) dhe F.Sh. (e lindur në vitin 1979, femër kosovare). Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar edhe D.K. (i lindur në vitin 1988, mashkull, shtetas i huaj). Po ashtu, në cilësinë e të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q. (e lindur në vitin 1972, femër kosovare)”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Sipas autoriteteve, personat e lartcekur dyshohen se, në bashkëkryerje, kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarës E.Q. rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit