spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Policia shpallë në kërkim dy persona në Gjakovë, dyshohen për tentim vrasje

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 20 janar në Gjakovë, ku dy persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës e që tashmë Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit dhe po punon për kapjen e tyre.

Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me rastin e cilësuar si ‘tentim vrasje’ dhe se ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen dhe lokalizimin e të dyshuarve.

Të dyshuarit sipas Policisë janë, Simon Tahiri, banues në fshatin Dol dhe Enrik Berisha, banues në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore të Policisë, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.

Policia e Kosovës fton qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrin 192.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit