Policia sekuestron katër armë në veri pas kërcënimit ndaj Xhelal Sveçlës

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë të gjata gjatë bastisjeve në dy lokacione të ndryshme në Zubin Potok, aksion ky i ndërmarrë në kuadër të hetimeve për një rast të kanosjes ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit, aksioni policor është zhvilluar pas pranimit të informatave për një rast kanosjeje të ndodhur ditë më parë, ku i dyshuari përmendet si shtetas kosovar i nacionalitetit serb.

Në bastisjet e realizuara në komunën e Zubin Potok, janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme

“Në njërin lokacion janë hasur tri armë, përderisa në lokacionin e dytë një armë”, thuhet në njoftim

Dy prej armëve kanë qenë me leje, ndërsa dy të tjera pa leje, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.

Sipas policisë, personi i dyshuar për kanosje dyshohet se aktualisht ndodhet jashtë vendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Armët e sekuestruara janë marrë nga njësitet relevante policore dhe rasti është ende në hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit