Policia sekuestron 72 armë në Zubin Potok, gjenden edhe uniforma të ushtrisë e policisë së Serbisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të zhvilluara në Zubin Potok janë sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh, municioni dhe pajisjesh ushtarake.


Në konferencën për media, Hoxha tha se pas pranimit dhe verifikimit të informacioneve, Policia ka realizuar kontrolle në gjithsej 48 lokacione.

Sipas tij, gjatë operacionit janë gjetur 72 armë, përfshirë dy mitralozë, 11 armë të gjata AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë gjuetie, nëntë pistoleta dhe një pushkë ajrore.


Policia ka sekuestruar gjithashtu shtatë mjete shpërthyese, shtatë granata dore, pjesë plastike të paketimit të granatave dhe mjete piroteknike.

Përveç armatimit, në lokacionet e kontrolluara janë gjetur edhe pajisje të ndryshme ushtarake, përfshirë një numër të madh uniformash, çanta dhe këmisha ushtarake të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

Hoxha bëri të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dokumente të ndryshme, përfshirë libreza të armëve të ish-Jugosllavisë, karta të veteranëve të luftës, dokumente me numra serikë të armëve, ditarë të rojeve të pyllit, si dhe leje për armë të shkurta, përfshirë edhe dokumente të skaduara.


Në kuadër të operacionit, sipas Hoxhës, janë sekuestruar edhe mjete monetare në vlerë prej 96 mijë e 100 eurosh, si dhe 5 mijë franga.

“Policia ndër prioritetet e saja e ka ruajtjen e rendit kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë”, tha Hoxha, duke theksuar se siguria mbetet një prej prioriteteve kryesore të institucioneve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit