Policia po e kërkon këtë person të dyshuar për vjedhje

Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje.

I njëjti dyshohet se 24 prill të këtij viti, ka kryer vjedhje në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar”.

“Dyshohet se më datën 24.04.2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj, personi i dyshuar ka kryer veprën penale “ Vjedhje”. Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, ka njoftuar policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit