Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

Reperi i njohur Noizy ka qenë i paraparë që të performojë dje albumin në diskotekën Rinora 4 në Zurich të Zvicrës.

Por, duket se policia e shtetit helvetik ka pasur të tjera plane.

Burime të sigurta të Prive By LS bëjnë të ditur se ai është ndaluar me të zbarkuar në aeroport.

Nuk dihen arsyet e sakta përse ky vendim ka ardhur nga autoritetet zvicerane mirëpo shpesh artistët hasin në probleme me vizat e punës në shtetet europiane dhe përtej oqeanit.

Fakti që artistë shqiptarë punojnë me koncerte por shpesh herë pa lajmërimet tek autoritetet e shtetit respektiv ka bërë që ata shpesh të jenë në ‘radar’ të organeve ligjzbatuese.

Ajo çka bie në sy është se të gjithë posterët e dt. 5 janë hequr nga rrjetet sociale të klubit mirëpo ne kemi arritur të sigurojmë një prej tyre.

Ndërkohë, postimi i fundit i Noizyt është para rreth 20 orësh, 3 orë pasi me një foto nga avioni paralajmëroi nisjen për Zurich. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit